Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nominuar Dmitry Medvedevin edhe për një mandat si kryeministër.
Ky vendim i Putinit është dërguar në Dhomën e Ulët të Parlamentit, është njoftuar përmes një deklarate të Kremlinit, pak kohë pasi Putin u inaugurua edhe për një mandat gjashtëvjeçar në postin e presidentit.
Duma shtetërore pritet që ta shqyrtojë nominimin më 8 maj.
Duket se vendimi i Putinit do të miratohet nga Duma shtetërore, e cila dominohet nga partia në pushtet, Rusia e Bashkuar.
Sipas Kushtetutës, Qeveria është e obliguar që të japë dorëheqje kur fillon mandati i ri i presdientit.
Në Rusi, kryeminsitri është numri dy në hierarkinë e shtetit dhe kryesisht ka përgjegjësi për çështjet ekonomike dhe i përgjigjet presidentit.
-
Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër të ri të vendit
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Kremlini: Putini s’ka marrë ftesë për pjesëmarrje në bisedimet e G7-s me Zelenskyn
-
Putini “nuk sheh arsye” për ta takuar Zelenskyn
-
Putini i thotë Xi-së se marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur një nivel të paparë