Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nisi turneun në Azinë Qendrore, me ndalesën e parë në Kazakistan.
Putin takoi presidentin kazak, Nursultan Nazarbaev, në Almati dhe lavdëroi bisedimet e fundit atje për zgjidhjen e konfliktit 6-vjeçar në Siri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPutin do të vizitojë edhe Taxhikistanin dhe Kirgizinë.
Kazakistani, Kirgizia dhe Rusia janë vende anëtare të Unionit Euroaziatik Ekonomik dhe të Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive - dy grupime që Moska i shfrytëzon për të ruajtur ndikimin në rajon.
Kremlini tha se udhëtimi i Putinit ka për qëllim të shënojë 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Moskës me tre vendet e Azisë Qendrore.
Por, ai nuk do të vizitojë dy vendet e tjera të këtij rajoni, Uzbekistanin dhe Turkmeninë.