Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte punuar më herët si taksist.
Në një sekuencë të filmit dokumentar “Historia e Re”, që është shfaqur në televizionin “Rusia 24”, flitet për krizën ekonomike në të cilën gjendej Rusia në dekadat e fundit të shekullit të kaluar.
Në atë dokumentar tregohet se si një numër i madh i ekspertëve shumë të kualifikuar – shkencëtarë, admiralë, e oficerë të inteligjencës – u detyruan të punonin si punonjës krahu.
“Më është dashur të punoj si shofer taksie. Nuk ndjehem mirë të flas për këtë, por punova edhe këtë punë”, ka rikujtuar Putin.
Putin, në një dokumentar tjetër të publikuar në vitin 2018, tha se ishte gati të punonte edhe si taksist, kur u larguar nga administrata e qytetit të St. Petersburgut, pasi Anatoly Sobchak humbi zgjedhjet për kryetar bashkie.