Gjenerali kryesor i ushtrisë britanike, Mark Carleton-Smith e po ashtu edhe ministri i Mbrojtjes kanë paralajmëruar se Putin është duke përgatitur trupat e tij për luftë.
Në ndërkohë Donald Trump është duke bërë plane për t’u takuar me Vladimir Putinin gjatë muajit të ardhshëm, transmeton koha.net.
Presidenti amerikan me këtë rast planifikon t’i vizitoj shumë vende të Evropës.
Takimi i dy presidentëve pritet të mbahet në Vjenë.
Ky lajm ka ngritur shqetësime për përkushtimin e Trumpit ndaj NATO-së si dhe vizitës së tij në Britaninë e Madhe.
Ai ka thënë se është e gabuar të besohet se “nuk ka kërcënim të afërt po ekzistencial për Mbretërinë e Bashkuar” nga Rusia.
Artikuj të ngjashëm