Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka pretenduar se luftëtari kundër korrupsionit në Rusi, Aleksei Navalny, është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për synimin e tij për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale.
Këto komente, për të cilat ai nuk ka paraqitur ndonjë provë, zoti Putin i ka bërë dje, gjatë një takimi me editorët dhe shefat ekzekutivë të disa kompanive mediale ruse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAleksei Navalnyt, një aktivist karizmatik i cili zhvillon fushatë për çrrënjosjen e korrupsionit qeveritar në Rusi, nuk i lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale ruse më 18 mars, për shkak të një dënimi me burg me kusht.
Ai dhe mbështetësit e tij thonë se vendimi ishte i motivuar politikisht.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar vendimin që Navalnyt të mos i lejohet kandidimi në zgjedhjet për president.