Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i burgosur në një burg në Moskë, ka akuzuar Vladimir Putinin se po përdor pushtimin e Ukrainës për të mbuluar korrupsionin rus.
Në një video të publikuar nga gazeta e pavarur Dozhd, Navalny dëgjohet duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës.
I veshur me uniformën e burgut, ai thotë se kjo do të çonte në një "numër të madh viktimash, të ardhme të shkatërruara dhe vazhdimin e një linjeje varfërimi të qytetarëve të Rusisë".
“Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet nga qytetarët rusë, dhe për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit”, citohet të ketë thënë Navalny.
Navalny qëndron i burgosur për më shumë se një vit me akuza mashtrimi, pasi i mbijetoi një sulmi me helm, për të cilin ai dhe Perëndimi thonë se ishte kryer nga Kremlini.
Ai po gjykohet brenda burgut të sigurisë maksimale me akuza të reja që mund të bëjnë që burgimi i tij të zgjatet për një dekadë.