Niveli i besimit ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit është përkeqësuar qëkur Donald Trump ka marrë funksionin e presidentit të SHBA-ve, tha të mërkurën presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë për televizionin rus, Mir 24.
“Mund të themi se shkalla e besimit në nivelin e punës, dhe atë ushtarak, jo vetëm që nuk është përmirësuar, por edhe ka rënë”, tha Putin duke u përgjigjur në pyetjen se si marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve kanë ndryshuar pas ardhjes së Trump në krye të SHBA-ve.