Botë

Pushimi i presidentit

Pas dy ditësh pushim në Virgin Islands, presidenti amerikan Joe Biden është parë duke luajtur golf me nipin e tij, Hunter, në Saint Croix.

Pasi i kaloi Kërshëndellat në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan të martën është nisur drejt Saint Croix dhe Vitin e Ri do ta presë së bashku me familjen në brigjet e Detit të Karaibeve.

Përveç nipit dhe bashkëshortes, Biden në këto pushime të Vitit të Ri është i shoqëruar edhe nga e bija dhe mbesa.

Presidenti amerikan pritet të kthehet më 2 janar në Shtëpinë e Bardhë.