Punëdhënësit dhe sindikatat në Gjermani janë bashkuar për të kundërshtuar ndalimin e mundshëm të Bashkimit Evropian për importin e gazit rus, nën arsyetimin se do të ndalonte industrinë.
Këta kundërshtues kanë njoftuar të hënën se janë kundër bojkotit të gazit rus, pasi sipas tyre, kjo do të çonte në humbje të vendeve të punës dhe mbyllje të fabrikave në ekonominë më të madhe të BE-së, raportoi “Euronews”.
“Një embargo e gazit do të çonte në humbje të prodhimit, mbyllje, në de-industrializim të mëtejshëm dhe humbje afatgjatë të vendeve të punës në Gjermani”, kanë thënë Rainer Dulger - kryetar i grupit të punëdhënësve BDA, dhe Reiner Hoffmann - kryetar i Konfederatë së sindikatave DGB, në një deklaratë të përbashkët të hënën.
Ata shtuan se teksa sanksionet e BE-së nevojiten për të ushtruar presion ndaj Rusisë, ato duhet të minimizojnë ndikimin tek ata që i imponojnë ato.
Ministrat e BE-së po diskutojnë aktualisht një ndalim të mundshëm të naftës ruse, pasi udhëheqësit e Ukrainës thonë se të ardhurat nga shitja e energjisë po financojnë përpjekjet e Rusisë për luftë brenda territorit ukrainas.
Gjermania, krahas Italisë, Hungarisë dhe Austrisë, është shumë e varur nga energjia ruse. Si një qendër e madhe e prodhimit, ajo deri më tani i ka rezistuar thirrjeve për një mbyllje të menjëhershme dhe tha se planifikon të heqë dorë nga nafta ruse deri në fund të vitit dhe shumicën e importeve të gazit rus deri në mesin e vitit 2024.
-
Komisioni Evropian me paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, përshpejtohet ndalimi i gazit rus
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet
-
BE-ja planifikon të ndalojë hyrjen në bllok të kujtdo që ka luftuar krah Rusisë në Ukrainë
-
Gjermania thotë se po hapet një dritare për dialog mes Evropës dhe Rusisë për Ukrainën
-
Putini do që Schroder të jetë ndërmjetës në bisedime Rusi-BE për Ukrainën, Gjermania skeptike