Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Puigdemont arrin në Kopenhagë, pavarësisht kërcënimit spanjolle për arrestim

Ish-presidenti katalanas, i shkarkuar nga Madridi, Carles Puigdemont mbërriti sot në mëngjes në Kopenhagë pavarësisht kërcënimit për një mandatarrest ndërkombëtar , sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni danez.

Kreu separatist mbërriti pak pas orës 08:30 (07:30 GMT) në Aeroportin e Kastrup-Kopenhagë, pa dhënë asnjë deklaratë, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Carles Puigdemont pritet të marrë pjesë në kryeqytetin danez për një kongres ku në fokus do të jetë Katalonja dhe Evropa, në orën 14:00 sipas orës lokale.