Parlamenti katalan në Barcelonë prej 83 ditësh është i zbrazur. Të vetmit që punojnë atje janë pjesëtarët e stafit të pastrimit që heqin rrjetat e merimangave.
Në tetor të vitit të kaluar, Parlamenti jehonte nga këngët separatiste dhe festimet kur shpalli pavarësinë nga Spanja. Që atëherë, i vetmi rast në të cilin karriget e tij janë përdorur ka qenë një ekskursion i nxënësve të një shkolle, që dëgjuan historitë e të shkuarës së ndërtesës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë mërkurën, deputetët katalanas u rikthyen për të rihapur punimet e Parlamentit pas zgjedhjeve të parakohshme që qeveria spanjolle thirri në dhjetor. Tre partitë separatiste të rajonit pritet të qeverisin sërish, pasi fituan 72 nga 135 vendet në Parlament, me vota të mjaftueshme për të qeverisur në koalicion, shkruan TopChannel.
Parlamenti duhet të propozojë më pas edhe Presidentin e ardhshëm, por këtu ka një problem të pazgjidhur.
Pritet që emri i propozuar të jetë sërish ai i ish-Presidentit Carles Puigdemont, pavarësisht faktit se ai është qindra kilometra larg, në Belgjikë, në azil të vetëimponuar e refuzon të kthehet, pasi nëse e bën këtë përballet me arrestimin nën akuzat për rebelim e mosbindje, që mund të çojnë edhe në burgim deri në 30 vite.
Ekipi i Puigdemont beson se ai mund të drejtojë rajonin edhe nga largësia, përmes Skype, Facebook apo medias sociale nëse do të jetë e mundur dhe për këtë shkak, ai ka fituar tani në shtypin spanjoll epitetin Presidenti-hologram.
Pavarësisht kësaj, këtë javë, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të zgjedhur sërish në krye Puigdemont, do të çonte në vazhdimin e gjendjes së emergjencës.
Njohësit e ligjit po ashtu nënvizojnë se nuk do të ishte e ligjshme ose në përputhje me Kushtetutën spanjolle të lejohej një President në azil. Ndërsa ka edhe nga ata që nënvizojnë se Mariano Rajoy nuk ka fuqi për të penguar presidencën e Puigdemont.
Sidoqoftë, Parlamenti katalan ka edhe dy javë kohë për të vendosur për Presidentin.