Në prill të vitit 2017, shkencëtarët kishin përdorur një rrjet të teleskopëve që të shohin dhe të shkrepin fotografinë e parë të një vrime të zezë, sipas një njoftimi nga hulumtuesit e agjencisë shtetërore amerikane për shkencë.
Ata kanë fotografuar vrimën masive dhe hijen e vet nga qendra e galaktikës e njohur si “M87”.
Kjo është prova e parë vizuale që një vrimë e zezë ekziston, sipas hulumtuesve.
Galaktika masive, e quajtur “Messier 87” ose “M87” është afër galaktikës “Virgo” për 55 milionë vjet drite nga Toka.
Vrima e zezë ka masë sa rreth 6.5 miliardë herë më shumë se dielli.
“Kemi parë atë që kemi menduar se nuk mund të shihet”, ka thënë Sheperd Doeleman, drejtor i “Event Horizon Telescope Collaboration”. “Kemi parë dhe kemi shkrepur fotografinë e një vrime të zezë”.

-
Gjallesa e Antarktidës mund të ndihmojë në zhvillimin e ilaçit të ri kundër melanomës
-
“Pika e ftohtë” misterioze në oqean – studimi thotë se është shenjë e keqe
-
Një eklips i plotë diellor do të ndodhë këtë verë
-
A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën
-
65 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë