Shënime të detajuara nga ish-drejtori i FBI-së, James Comey, ku dokumentoheshin bisedat e tij me presidentin amerikan, Donald Trump, janë publikuar nga mediat amerikane.
Në to shfaqen shqetësimet e Trump për një dosje të pisët të inteligjencës, por edhe për marrëdhënien e Presidentit me këshilltarin e atëhershëm për Sigurinë Kombëtare, Michael Flinn.
Shënimet pjesërisht të redaktuara iu dorëzuan Kongresit të enjten. Ato u kërkuan nga tre kryesues të komiteteve republikane, Davin Nunes, Robert Goodleight dhe Trey Godi, javën e shkuar, me besimin se përmbajtja e tyre do të provonte se akuzat se Trump ishte përpjekur të pengonte drejtësinë, ishin të pabaza.
Akuzat lidhen me komentet e bëra nga Comey në dëshminë e tij në Kongres, sipas të cilës Presidenti i kishte kërkuar të hiqte dorë nga një hetim mbi Flinn.
Duke reaguar, Trump shkruajti në Twitter se sipas këndvështrimit të tij, shënimet e Comey-t tregonin qartësisht se nuk kishte pengim të drejtësisë.
Të tjera biseda kanë të bëjnë me shqetësimet e Trump në lidhje me akuzat me përmbajtje seksuale në një dosie të zbulimit.
Edhe
Paditet për herë të dytë ish-drejtori i FBI-së, James Comey
Në një takim në kullën Trump, pak ditë para betimit, Comey kishte folur për detajet e një takimi të supozuar te tij në vitin 2013, me prostituta në Moskë.
Trump dhe Comey janë rikthyer përballë njëri-tjetrit këto javë të fundit. Trump e ka quajtur atë të paqëndrueshëm dhe drejtorin më të keq në historinë e FBI-së.
Ndërsa në një intervistë për BBC, Comey tha se askush përreth Presidentit nuk është në gjendje të ndalë reagimet e tij impulsive.