Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pse aq shumë afrikanë zgjodhën Ukrainën për të studiuar

Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një eksod masiv të civilëve, duke përfshirë mijëra studentë ndërkombëtarë nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme, raporton BBC.

Ukraina ishte shtëpia e mbi 76,000 studentëve të huaj, sipas të dhënave të qeverisë nga viti 2020. Gati një e katërta e studentëve ishin nga Afrika, me numrin më të madh nga Nigeria, Maroku dhe Egjipti. India zë lehtësisht pjesën më të madhe me mbi 20,000 studentë.

Studentët - që studiojnë mjekësi, inxhinieri dhe biznes - janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së vendit. Por, ndërsa Rusia nisi pushtimin më të madh evropian që nga Lufta e Dytë Botërore, mijëra prej tyre janë larguar, qindra janë ende të bllokuar dhe shumë mbeten të pasigurt për fatin e arsimimit të tyre.

Ukraina ka apeluar prej kohësh për studentët e huaj, gjë që mund të gjurmohet në epokën sovjetike, kur kishte shumë investime në arsimin e lartë dhe një përpjekje të qëllimshme për të tërhequr studentë nga vendet e reja afrikane të pavarura.

Tani, universitetet e Ukrainës shihen si derë për të arritur në tregun evropian duke ofruar mundësi për vizë dhe qëndrimin e përhershëm. Por, edhe sepse Ukraina ka jetesë më të lirë krahasuar me shtetet evropiane.

“Diplomat ukrainase njihen gjerë dhe ofrojnë standard të lartë të edukimit”, ka thënë Patrick Esugunum nga një organizatë që ndihmon studentët afrikanë që duan të studiojnë në Ukrainë.

Më shumë se 10,000 studentë afrikanë kanë arritur të ikin nga Ukraina nga pushtimi rus drejt shteteve fqinje. Ka pasur raportime se studentët e huaj janë trajtuar me racizëm në kufi ku janë ndaluar që të kalojnë. Qindra studentë besohet se janë ende në Ukrainë, por është e vështirë të konfirmohet numri i saktë.

Artikuj të ngjashëm