Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protestuesit rimblidhen në Iran, thirrje kundër autoriteteve

Foto: Reuters

Një numër i konsiderueshëm i protestuesve janë mbledhur në ditën e dytë në Iran duke thirrur slogane kundër autoriteteve pasi ushtria pranoi se ka rrëzuar gabimisht një aeroplan pasagjerësh pasi e mohoi atë për disa ditë, kanë treguar postimet në mediat sociale.

Postimet në Twitter nuk kanë mundur të verifikohen menjëherë nga Reutersi. Por mediat e afërta me shtetin në Iran kanë raportuar për protesta të shtunën mbrëma pak kohë pasi ushtria iraniane tha se e kishte rrëzuar aeroplanin ukrainas të mërkurën dhe kërkoi falje, transmeton Koha.net.

“Po gënjejnë se armiku ynë është Amerika, por armiku ynë është mu këtu”, thanë protestuesit e mbledhur në një rrugë jashtë një universiteti në Teheran.

Protesta pati edhe në qytete tjera.

Artikuj të ngjashëm