Me mijëra libanezë protestuan të mërkurën në rrugët e Bejrutit, duke bërtitur slogane kundër kastës politike të vendit.
Ata i fajësojnë udhëheqësit për shpërthimin katastrofal në port dhe për vitet e tëra me korrupsion dhe keqmenaxhim që e çuan Libanin drejt falimentimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQytetarët vërshuan rrugën për të kërkuar llogaridhënie, me rastin e njëvjetorit të shpërthimit masiv në një depo afër portit në kryeqytet.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para Parlamentit.
Përvjetori i zymtë është shënuar në kohën e tkurrjes së pashembullt ekonomike dhe financiare, si dhe përplasjeve politike që e lanë vendin pa një Qeveri funksionale për plot një vit.
Shpërthimi i 4 gushtit të vitit të kaluar ka lënë të vdekur të paktën 214 persona dhe me mijëra të lënduar, teksa ka shkatërruar lagje të tëra të qytetit.