Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protestuesit i vërsulen Ambasadës suedeze pas djegies së Kuranit

Dhjetëra njerëz i janë vërsulur ndërtesës së Ambasadës suedeze në kryeqytetin irakian, Bagdad, pasi një Kuran u dogj gjatë një proteste në Suedi.

Salwan Momika, thuhet të jetë një irakian që jeton në Suedi, i vuri zjarrin një kopjeje të librit të shenjtë islam jashtë xhamisë në Stokholm të mërkurën.

Djegia e Kuranit u dënua nga shumë shtete me shumicë myslimane.

Një turmë u mblodh jashtë ambasadës në Bagdad pasi një klerik i fuqishëm thirri për protestë, raportoi BBC.

Videot kanë treguar dhjetëra protestues që futen brenda oborrit.

Edhe “Hakmarrje për Kuranin”, protestuesit djegin ambasadën suedeze në Irak Botë “Hakmarrje për Kuranin”, protestuesit djegin ambasadën suedeze në Irak

Myslimanët e konsiderojnë Kuranin si të shenjtë dhe dëmtimin me qëllim të tij si jorespekt dhe ofendim i rëndë.

Djegia e Kuranit të mërkurën ndodhi kur myslimanët në botë festuan Kurban Bajramin, një prej festave më të rëndësishme në kalendarin islam.