Një gjykatë në Moskë ka dënuar një person me 30 muaj burgim, nën akuzën për dhunë në protestën antikorrupsion në kryeqytetin rus, në qershor.
Gjykata e qarkut së Tver-it në Moskë, më 6 shtator, ka dënuar Rasim Iskakov.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIskakov është shpallur fajtor pasi kishte sulmuar dy policë gjatë protestave, por avokati mbrojtës, Kaloi Alkhigov tha se dënimi do të apelohet.
Rreth 1.560 mbështetës të liderit opozitar, Aleksei Navalny janë arrestuar gjatë protestave anikorrupsion në qytetet përreth Rusisë. Vetëm në Moskë rreth 866 persona ishin arrestuar, ndërsa në Shën Petersburg 548.
Shumica e të arrestuarve ishin liruar një ditë pas protestës.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe grupe të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë dënuar veprimet ndaj protestuesve.