Dhjetëra përkrahës të liderit opozitar rus Alexey Navalnyt, kanë organizuar një tubim në Gjenevë me shpresën që t’i dërgojnë një mesazh presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, para samitit me presidentin amerikan Joe Biden.
Tubimi shënoi një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e publikut në disa nga çështjet më të nxehta të cilat pritet që Putini dhe Bideni t’i adresojnë – të drejtat e njeriut dhe kontrollin e armëve.
Edhe pse me numër të vogël pjesëmarrësish – ndoshta më shumë gazetarë se demonstrues – protesta e të martës ishte organizuar mirë, një tubim mospajtimi që pjesëmarrësit thanë se në Rusi mund të përballej me shpërndarje nga forcat e sigurisë, raporton AP.
Pankartat që mbanin në duar shkruanin kërkesën për lirimin e Navalnyt dhe të burgosurve politikë.
-
Nis raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë në Gjenevë, derisa sulmet vazhdojnë
-
Çështja e territorit do të diskutohet mes Ukrainës e Rusisë këtë javë në Gjenevë, thotë Kremlini
-
Putini pret sot të dërguarit e Trumpit për të diskutuar për Ukrainën
-
Witkoff dhe Kushner kërkojnë takim me Putinin për Ukrainën
-
Liderët evropianë diskutojnë përpjekjet e SHBA-së për paqe, teksa rriten tensionet Rusi–Ukrainë