185 anëtarë të lëvizjes kundër ngrohjes globale, “Extinction Rebellion”, janë arrestuar në Bruksel pas organizimit të një proteste të vogël në një panair veturash.
Njëri prej protestuesve ka përlyer veten me vaj veturash dhe ka bërë thirrje për ndalimin e përdorimit të vajrave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE shumë prej protestuesve kishin vënë si maskë logon e kompanisë së njohur “Shell”, transmeton KTV.
Të gjithë protestuesit janë arrestuar nga policia për shkak se bllokuan hyrjen në panairin e veturave.
Prijësi i kësaj proteste ka deklaruar se industria e veturave është ndotësi më i madh i planetit.
“Caku ynë ishte panairi, faktikisht industria e veturave - sepse është industria më e madhe dhe më ndotësja. Kjo industri na flet gënjeshtra me qëllim që të shesë sa më shumë vetura. Por askush nuk i blen më këto gënjeshtra dhe njerëzit duhet të vazhdojë me veturat elektrike, me qëllim që të jemi më të sigurt nga ndryshimet klimatike”, ka thënë aktivisti Cristophe Meierhans.
Panairi i veturave, me qëllim është bastisur meqë, sipas organizatorëve, çdo vit vizitohet nga 500 mijë njerëz.
Panairi zgjat 10 ditë dhe është më i madhi në Belgjikë.