Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta pro-palestinezëve, trazira në Filipine

Më shumë se njëqind filipinas pro-palestinezëve janë përplasur me policinë para ambasadës amerikane në Manila.

Policia ka bërë përpjekje të ndalë protestuesit duke përdorur mburojat, por numri i protestuesve ishte shumë i madh.

Para ambasadës amerikane, organizatorët kanë thënë se Izraeli po financohet nga SHBA-ja, e cila, sipas tyre, nuk ka bërë thirrje të fuqishme për armëpushim për të parandaluar vrasjet e palestinezëve.

Deri të premten, ministria palestineze e Shëndetësisë, ka njoftuar se më shumë se 11 mijë palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe të mitur, janë vrarë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Më shumë se 2 mijë e 700 palestinezë janë të zhdukur, shumica dyshohet se janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara.

Së paku 1 mijë e 200 persona janë vrarë në Izrael gjatë sulmit të Hamasit.

Militantët palestinezë kanë mbajtur peng 240 persona, por dhjetëra prej tyre janë liruar në ditët e fundit.

Artikuj të ngjashëm