Në Hong Kong, mijëra njerëz u mblodhën në Parkun “Tamar” për të përkujtuar protestën e vitit 2014, e njohur me emrin “Protesta e Çadrave”, gjatë së cilës mijëra të rinj bllokuan për 79 ditë qendrën e qytetit.
Demonstratat që po zhvillohen prej disa muajsh, patën si pikënisje Ligjin e Ekstradimit në Kinë, i kundërshtuar fort nga Fronti i të Drejtave Civile të Njeriut.
Gjatë protestës së djeshme nuk munguan përplasjet me policinë, kur disa demonstrues u drejtuan drejt kompleksit të ndërtesave qeveritare duke u përpjekur të çanin kordonin e policisë. Policët iu përgjigjën provokimeve me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Artikuj të ngjashëm