Protestat në Hong Kong kanë vazhduar edhe të shtunën. Mijëra protestues janë mbledhur që të protestojnë për të nëntën javë rresht, për ta kundërshtuar kështu projektligjin që lejon ekstradimet në Kinë.
Protesta ka nisur fillimisht në rrethin e Mong-Kok-ut, për të vazhduar më pas në drejtim të qendrës së qytetit, transmeton KTV. Grupet opozitare planifikojnë demonstrime të mëtejshme edhe të dielën, kurse të hënën kanë planifikuar mbajtjen e një greve në të gjithë qytetin.
Disa demonstrues, ndër të tjerash, janë duke kërkuar që lideri i Hong Kongut, Carrie Lam, të japë dorëheqje, derisa kërkohet demokraci më e madhe në vend. Pekini dhe Ushtria kineze kanë lëshuar paralajmërime të ashpra në lidhje me trazirat në rritje.
Protestat masive filluan në mars të këtij viti, për ta kundërshtuar projektligjin i cili do t’i lejonte ekstradimet në territorin e Kinës. Edhe pse qeveria tani e ka pezulluar atë, demonstruesit duan që projektligji të tërhiqet plotësisht, e jo vetëm të pezullohet.
-
Apeli i Hong Kongut rrëzon dënimin për mashtrim ndaj Jimmy Lait
-
Hong Kongu arreston të tjerë për djegien e ndërtesave teksa numri i të vdekurve arrin në 151
-
Edhe tetë të arrestuar pas zjarrit që la 128 të vdekur në Hong Kong
-
Arrin në 128 numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, zyrtarët thonë se alarmet e zjarrit s’funksiononin
-
Arrin në 83 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong-Kong