Kanë nisur përleshjet në Pakistan mes forcave të sigurisë dhe përkrahësve të ish-kryeministrit Imran Khan, pasi ai është arrestuar të martën, raporton BBC.
Protestat kanë shpërthyer në gjithë Pakistanin dhe raportohet për të paktën një të vdekur në qytetin Quetta.
SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë bërë thirrje të respektohet sundimi i ligjit.
Khan është arrestuar nga forcat e sigurisë në Gjykatën e Lartë në kryeqendër Islamabad.
Në video dramatike shihen dhjetëra zyrtarë duke arritur dhe arrestuar 70-vjeçari Khan.
Ai është paraqitur në gjykatë nën akuzat për korrupsion. Ai thotë se akuzat janë të motivuara politikisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit
-
Arrestimi i ish-kryeministrit Khan ishte i paligjshëm, vendos gjykata pakistaneze
-
Ish-kryeministri pakistanez do të mbahet në burg për tetë ditë
-
Tensione në Karaçi pas arrestimit të ish-liderit pakistanez
-
Policia përplaset me përkrahësit e ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan