Palestinezët janë përplasur mes vete të shtunën kundër dhe për presidentin Abbas. Përplasja ka ndodhur për shkak të vdekjes së dyshimtë të kritikut Nizar Banat në qelinë e burgut
(AP) - Qindra palestinezë kanë protestuar të shtunën kundër presidentit Mahmoud Abbas në Ramallah pasi një kritik i tij vdiq në paraburgim. Nizar Banat kishte kritikuar Autoritetin Palestinez për korrupsion dhe keqmenaxhim me një seri të videove në Facebook.
Familja e tij ka thënë se forcat e sigurisë kanë bastisur shtëpinë në të cilën po qëndronte. Sipas tyre, Banati është rrahur keq nga forcat e sigurisë para se të tërhiqej zvarrë nga shtëpia.
Të shtunën palestinezët u mblodhën para selisë së Autoritetit Palestinez me thirrjet për dorëheqjen e Abbasit. Ata kanë thënë se populli dëshiron ta rrëzojë regjimin e tij.
Teksa protestuesit nisën marshin për te zyrat e Abbasit, të njohura si Mukataa, një grup përkrahësish të Abbasit bllokuan rrugën dhe të dyja palët filluan përleshjen me gurë.
Forcat e sigurisë kanë tentuar t’i shpërndajnë turmat me gaz lotsjellës.
Edhe
Protesta në Izrael kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu
Më vonë gjatë së shtunës, përkrahësit e Abbasit kanë organizuar një kundërprotestë duke thënë se palestinezët e duan Abbasin si president.
Shtypja e kritikëve po bëhet në kohën kur Autoriteti Palestinez po përballet me kritika të mëdha nga palestinezët që e shohin qeverisjen e Abbasit si të korruptuar dhe autokratike.
Autoriteti Palestinez kontrollon Bregun Perëndimor, ndërsa rivalët, grupi militant Hamas, kontrollon Rripin e Gazës që prej vitit 2007.
Abbas, i cili ishte zgjedhur për mandatin katërvjeçar në vitin 2005, nuk ka bërë shumë për palestinezët dhe për më shumë se një dekadë kishte një koordinim të afërt të sigurisë me Izraelin.
Në serinë e postimeve në Facebook, kritiku kishte folur për bashkëpunimin e tij me Izraelin. Ky bashkëpunim është cilësuar si tradhti nga Autoriteti Palestinez.
Edhe
Hamasi rimerr kontrollin në Gazën kaotike, vret njerëz të dyshuar për lidhje me Izraelin
Në muajin prill kishte kritikuar ashpër Abbasin, që kishte anuluar zgjedhjet e para palestineze në 15 vjetët e fundit.
Banati ishte kandidat nga një grup i akademikëve palestinezë.
Për vdekjen e tij, Autoriteti Palestinez ka formuar një komitet që do t’i hetojë rrethanat.
Përplasja e palestinezëve, të shtunën, u bë vetëm një muaj pasi u bënë bashkë për të festuar armëpushimin në Gaza mes Hamasit dhe Izraelit.
Edhe
Vazhdojnë protestat në Izrael, Netanyahut i bëhet thirrje të bëjë marrëveshje për lirim të pengjeve
Në muajin maj, Izraeli ishte zotuar të kundërpërgjigjet me “nivel të ri të forcës” në rast të armiqësive të mëtutjeshme. Njëmbëdhjetë ditët e luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit kanë lënë mbi 240 të vdekur, kryesisht palestinezë, dhe kanë shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme në një pjesë të madhe të territorit të Rripit të Gazës.
Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kishte kërcënuar me kundërpërgjigje në rast të sulmeve të reja, teksa kishte shtuar se vendi i ka shkaktuar dëme të rënda Hamasit. Armëpushimi u arrit me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe me angazhimin diplomatik të presidentit Joe Biden.