Protestuesit që po bënin thirrje për armëpushim në Gaza kanë ndërprerë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Senat të martën gjatë një seance dëgjimore, njofton BBC.
Shumë njerëz qëndruan në turmë dhe po bënin thirrje “armëpushim tash”.
Blinken dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, po raportojnë në Senat në lidhje me kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për një financim prej 106 miliardë dollarësh për sigurinë kombëtare.
Aty përfshihet edhe një mbështetje ushtarake prej 14.3 miliardë dollarë për Izraelin kundër Hamasit.
Duke u ngritur një pas një, protestuesit po fillonin që Blinken ta niste raportimin përpara se të nisnin të bërtisnin. Blinken bëri një pauzë dhe seanca u ndërpre disa herë.
Policia shoqëroi protestuesit. U njoftua se 12 persona janë arrestuar për protestë të paligjshme brenda Zyrës së Senatit. Disa nga ata që ndërprenë fjalimin ishin pjesë e grupit anti-luftë CODEPINK, grup që po ashtu i ka bërë thirrje SHBA-së që të ndalojë së dërguari armë në Ukrainë.
Shumë protestues mbanin veshje rozë dhe mbanin pano ku shkruhej “Jo rrethim të Gazës”, ndërsa i bënë thirrje SHBA-së që të mos i dërgojë fonde Izraelit.
CODEPINK ka konfirmuar se disa prej anëtarëve të vetë janë arrestuar.