Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Propozimi përfundimtar: Republika e Maqedonisë Veriore

Shkup, 29 maj – Republika e Maqedonisë Veriore. Ky është propozimi përfundimtar për emrin e ri të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Njoftimin e ka publikuar portali Telma, duke u bazuar në burime diplomatike, transmeton Koha.net.

Siç raportohet, për këtë emër kanë arritur pajtimin shefat e diplomacisë të Greqisë e të Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov.

Pritet që marrëveshja 11 pikash ta konfirmojnë kryeministrat e Greqisë e të Maqedonisë, Aleksis Tzipras dhe Zoran Zaev, fillimisht përmes bisedës telefonike, që do t’i paraprinte takimit të tyre në Prespë, ku do të zyrtarizohet marrëveshja, transmeton Koha.net.

Artikuj të ngjashëm