Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha se nuk do të diskutojë vendimin e presidentit Volodymyr Zelensky për ta pezulluar atë, ndërkohë që një hetim në zyrën e saj është duke u zhvilluar.
“Unë nuk e kam diskutuar këtë çështje me askënd. Dhe tani po përmbahem nga komentet për një arsye të thjeshtë, nuk është koha e duhur”, shkroi ajo në faqen e saj zyrtare në Facebook të hënën. “Sapo të përfundojë faza e ‘zgjidhjes’ së situatës ekzistuese, në mënyrë adekuate dhe të kuptueshme për të gjitha palët, do të jap një koment gjithëpërfshirës”, ka shkruar Venediktova, shkruan CNN.
Zelensky pezulloi Venediktovan dhe kreun e shërbimit të inteligjencës së vendit, SBU, Ivan Bakanov, të dielën, teksa njoftoi për një hetim në departamentet e tyre, për shkak të pranisë së dyshuar të bashkëpunëtorëve rusë.
Në komentin e saj, Venediktova shtoi se nuk do të argumentonte vendimin apo opinionin e presidentit, por tha se ishte krenare për punën e saj.
“Kam demonstruar rezultate të mira pune”, shkroi ajo. “Kam arritur të bashkoj elitën procedurale ligjore, profesionale dhe penale rreth problemeve të Ukrainës në interes të Ukrainës”. “Nëse rezoluta përkatëse regjistrohet në muret e Parlamentit të Ukrainës, unë nuk do të hezitoj për asnjë sekondë dhe do t'i raportoj përfaqësuesve të popullit,” përfundoi ajo.
-
Dorëhiqet kryeministrja ukrainase pasi Zelensky njoftoi riorganizim të qeverisë
-
Putini “nuk sheh arsye” për ta takuar Zelenskyn
-
Zelensky thotë se Ukraina s’mund të presë që të përfundojë lufta me Iranin
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
Zelensky: Asnjë marrëveshje për çështjet kryesore në bisedimet e Gjenevës