Një dentist i pasur vrau bashkëshorten e tij me një armë gjahu gjatë një ekspedite gjahu afrikane në vitin 2016, mblodhi afro 5 milionë dollarë të ardhura nga sigurimi dhe më vonë i tha dashnores së tij se "Unë vrava gruan time për ty!”, i tha një prokuror amerikan një jurie në deklaratat hapëse të gjyqit, raportoi AP-ja të enjten.
Pranimi i fajësisë ndodhi pasi Lawrence “Larry” Rudolph po argumentonte me të dashurën e tij dhe mësoi më 2020 se FBI-ja po e hetonte vrasjen e gruas.
“Ai vrau gruan e tij për të”, tha ndihmësprokurori i SHBA-së, Bishop Grewell.
67-vjeçari Rudolph akuzohet për vrasje dhe mashtrim. Ai përballet me dënim me burgim të përjetshëm ose me vdekje nëse dënohet për vrasjen në gjyqin që po mbahet në Kolorado.
Rudolph po insiston për pafajësinë e tij. Ai i tha policisë se gruaja vdiq kur ai ishte në tualet, duke sugjeruar se ajo e qëlloi veten kur po bënte gati gjërat për udhëtimin.
“Ata kanë zgjedhur spekulime në vend të fakteve”, tha avokati David Markus.
Edhe
Burri vret gruan për shkak të trajtimit të shtrenjtë mjekësor në SHBA
Markus argumentoi se çifti ishte në martesë të lumtur dhe se bënin udhëtime të shpeshta. Ai tha se bashkëshortja ishte në dijeni të marrëdhënies së të shoqit me të dashurën e tij.
Avokati tha se Rudolphi nuk kishte motive financiare për vrasjen. Pasuria e tij kap shifrën 15 milionë dollarë dhe tha se në rast divorci gruaja do t’i merrte 2 milionë dollarë.