Moti i keq në botë ka të ngjarë të bëjë që prodhimi global i verës të bie në nivelin më të ulët të gjashtë dekadave.
Organizata Ndërkombëtare e Verës ka thënë se prodhimi i verës në botë ka gjasa të jetë 7% më i ulët në vitin 2023 se vitin e kaluar.
Kjo do të ishte prodhimtaria më e dobët që nga viti 1961, raportoi BBC.
Organizata ka thënë se prodhimi i ulët ka ardhur për shkak të motit të keq, përfshirë ngricat, reshjet e dendura dhe thatësirën.
Prodhimi i verës ka qenë i ulët në gati çdo shtet të Bashkimit Evropian, që prodhon 60% të totalit në botë.
Artikuj të ngjashëm