Drejtësia ukrainase shtyu sot deri më 18 maj procesin për tradhti të lartë të ish-presidentit, Viktor Janukoviç, i cili është strehuar në Rusi që prej rrëzimit të tij. Shtyrja u bë me qëllim për t’i mundësuar të dëshmojë nëpërmjet videokonferencës.
“Akuzuar për tradhti të lartë dhe për shkelje të integritetit territorial të Ukrainës, duke rrezikuar kështu burgim të përjetshëm, presidenti i dështuar kërkon të dëshmojë me qëllim që përfundime objektive të mund të vendosen nga drejtësia”, deklaroi avokati i tij, Vitali Serdabs, gjatë seancës së parë gjyqësore.
Gjykata e Kievit ku zhvillohet procesi pranoi këtë kërkesë dhe vendosi shtyrjen më 18 maj të seancës së ardhshme gjyqësore, transmeton kp.
Viktor Janukoviç u arratis në shkurt 2014 në Rostov-sur-le-Don, në jug të Rusisë, pas disa javëve protestash kundër pushtetit të tij në Kiev, të cilat u tentua të shuhen me dhunë dhe vrasje.
-
Gjykata në Kiev e shpall fajtor për tradhti ish-presidentin Janukoviç
-
Shtyhet përsëri gjykimi për tradhti i Yanukovychit
-
Kush është Yanukovych, ish-presidenti që Putini po dëshiron ta rikthejë në krye të Ukrainës
-
Ish-presidenti pro-rus i Ukrainës bën fajtor Zelenskyn për luftën
-
Rusia dëshiron ta zëvendësojë Zelenskyn me ish-presidentin e arratisur