Gjykata në Kiev e ka shpallur sot fajtor për tradhti ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Janukoviçin, raportojnë mediat e huaja, transmeton Koha.net.
Janukoviç e ka braktisur vendin më 2014 pas tensioneve të theksuara në Kiev për shkak të konflikteve midis policisë dhe demonstrauesve, që kërkonin afrim me Bashkimin Europian.
Ish-lideri, që ndodhet në Rusi, u dënua për tradhti, bashkëpjesëmarrje në luftë kundër Ukrainës dhe planifikim të ndryshimit të kufijve të vendit.
Janukoviç u shpall sot fjator për tradhti, ndër për pikat e tjera do të vendoset më vonë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kush është Yanukovych, ish-presidenti që Putini po dëshiron ta rikthejë në krye të Ukrainës
-
Ish-presidenti pro-rus i Ukrainës bën fajtor Zelenskyn për luftën
-
Rusia dëshiron ta zëvendësojë Zelenskyn me ish-presidentin e arratisur
-
Ukraina do të gjykojë për tradhti kryetarin e qytetit që e dorëzoi te rusët
-
Ukraina e akuzon ish-presidentin Poroshenko për tradhti