Një problem teknik ka lënë në terr gjithë Argjentinën dhe Uruguain. E ky problem ka prekur edhe disa pjesë të Brazilit e Paraguait.
Mediat në Argjentinë kanë raportuar se mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar tollovi në komunikacion dhe në qarkullimin e trenave, transmeton KTV. Problemi me rrymën ndodhi në ditën kur disa pjesë të Argjentinës po ua mësynin kutive të votimit për zgjedhjet lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKorporata energjetike e këtij shteti latin, ka njoftuar se problemi është te lidhja ndërshtetërore mes Argjentinës dhe Uruguait. Mungesa e energjisë elektrike ka prekur 48 milionë banorë të qyteteve të njohura si Buenos Aires, Santa Fe, San Luis, Cordoba e Mendoza.