Me numërimin së prapthi, Australia ka pritur vitin e ri, 2022.
Me spektaklin e fishekzjarrëve shumëngjyrësh mbi Urën e famshme të Sydneyt, australianët kanë pritur vitin e ri me shpresën se do të sjellë fundin e pandemisë.
Festa me fishekzjarrë nisi pak më herët në Australi, shkaku i fëmijëve.
Australianët menduan edhe për gëzimin e fëmijëve me fishekzjarrë.
Në orën nëntë të mbrëmjes u lëshuan fishekzjarrët vetëm për fëmijët, me qëllim që të mos rrinë zgjuar deri në minutat e ndërrimit të motmoteve për të parë fishekzjarrët.
Edhe
Bota fillon ta mirëpresë 2025-ën me shfaqje fishekzjarrësh
Pak orë para se të nisnin festimet, autoritetet shëndetësore në Australi kanë raportuar 32 mijë raste të reja me koronavirus. Shumica e këtyre rasteve ishin në Sydney.
Për shkak të ngritjes së rasteve, turma e njerëzve për pritjen e Vitit të Ri, ishte më e vogël sesa në vitet e para pandemisë kur miliona njerëz tuboheshin në qendër të qytetit.