Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Princat dhe princeshat që hoqën dorë nga kurora

Monarkia britanike nuk është e para në Evropë që përballet me dilema për karrierat private të anëtarëve të lartë të familjes së kurorës.

Mbretëresha iu priu “bisedimeve të krizës” në fillimjavë lidhur me “rolin e ri progresiv” që princi Hary dhe gruaja e tij, Meghan, dëshirojnë të kenë, që përfshin të fitojnë para me punën e tyre, duke vazhduar njëherësh të kenë mbështetjen e monarkisë, transmeton Koha Ditore. 

Por historia e familjeve mbretërore evropiane është e vjetër për shekuj me radhë. Në mesin e mbretërive më të afërta fqinje të Mbretërisë së Bashkuar, disa anëtarë të lartë të mbretërive kanë kaluar me sukses në jetë moderne, duke bërë punë të zakonshme, përderisa disa të tjerë janë shtrënguar të heqin dorë prej titujve, ose janë përballur me akuza për keqpërdorim të ndikimit që ua ofron titulli mbretëror.

Rregullat për titujt dhe detyrat mbretërore dallojnë nëpër Evropë. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se Duka dhe Dukesha e Sussexit gëzojnë status të figurave të njohura botërisht, gjë që nuk e kishin shumë anëtarë të familjeve të tjera mbretërore evropiane.

“Model pune” i Mbretërisë holandeze

Holanda është përshkruar si shembull i suksesshëm i anëtarëve të lartë të familjes mbretërore që dëshirojnë të mbajnë punë profesionale edhe jashtë detyrave të përcaktuara nga froni.

Vëllai i Mbretit, princi Constantijn, dhe gruaja e tij, princesha Laurentien, punojnë.

“Ata ishin pajtuar më parë që të zhvillonin jetë normale jashtë jetës së fronit, por me kusht që të ishin të gatshëm dhe të vullnetshëm për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave eventuale të kurorës. Do të thotë do të duhej të ishe në gjendje të lije anash punët tuaja nëse i duheshe derës së madhe. Dhe kur ju bëni një punë, duhet të jeni në kontakt me qeverinë, me mbretin, me monarkun që t’i tregoni se çfarë planesh keni”, ka treguar reporteri i familjes mbretërore holandeze, Rick Evers.

Çifti punon për një grup të pavarur mendimi dhe ka rol në çështjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës. Princi Constantijn, i njohur si Tijn, rrallëherë shihet nëpër ngjarje e aktivitete publike si anëtar i Shtëpisë Mbretërorë holandeze.....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm