Grupi i ri i militantëve palestinezë ka mbajtur një paradë në Bregun Perëndimor në shenjë nderimi për dy militantët e vrarë në bastisjet izraelite të muajit të kaluar. Në jug të qytetit Jenin dhjetëra militantë të maskuar dhe të armatosur janë tubuar kundër vrasjeve të dy të rinjve teksa janë prezantuar si forcë e re militante në Bregun Perëndimor.
Batalioni Jaba është formuar gjatë shtatorit të kaluar dhe në të janë bërë bashkë palestinezët që u përkisnin grupimeve të ndryshme, por me qëllimin që të luftojnë ushtrinë izraelite.
Ekspertët kanë vlerësuar se formimi i grupit të ri reflekton prirjen gjithnjë e në rritje në Bregun Perëndimor se grupet e vogla të armatosura nuk kanë më besim tek Autoriteti Palestinez apo te procesi i paqes që ka ngecur në vitet e fundit.
Fenomeni i formimit të këtyre grupeve të reja nisi të jetë i dukshëm me militantët e Nablus, të cilët kanë qenë cak i sulmeve të ushtrisë izraelite, të cilët në javët e fundit kanë vrarë 10 militantë të këtij grupi.
-
Shtohen sulmet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar
-
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë pesë militantë në Bregun Perëndimor, përfshirë një komandant
-
12 të vrarë e 25 të plagosur nga një operacion dyditor izraelit në Bregun Perëndimor
-
Gjashtë palestinezë të vrarë në luftimet e fundit me Izraelin
-
Dy të vrarë nga forcat izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor