Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidentja e Harvardit, Claudine Gay jep dorëheqje

Presidentja e Universitetit Harvard, Claudine Gay, ka njoftuar të martën dorëheqjen e saj nga posti, raportoi CNN.

Ajo nuk ka bërë të ditur arsyen e largimit të saj.

“Me dashuri të thellë për Harvardin shkruaj për të ndarë me ju lajmin se do të largohem si presidente. Pas konsultimit me anëtarët e Korporatës, është bërë e qartë se është në interesin më të mirë të Harvardit që unë të jap dorëheqjen në mënyrë që komuniteti ynë të mund të vazhdojë në këtë moment sfide të jashtëzakonshme me fokus institucionin dhe jo individët”, ka shkruar Gay në një letër drejtuar komunitetit të Harvardit.

Mandati i saj si presidente e universitetit prestigjioz zgjati pak më shumë se gjashtë muaj.

Gay është kritikuar për mungesën e përgjigjes në lidhje me politikat dhe procedurat për të luftuar bullizmin dhe ngacmimin e studentëve hebrenj.

Artikuj të ngjashëm