Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoev, e ka emëruar vajzën e vet Saida Mirziyoev, si sekretare të presidentit më 25 gusht, njoftoi zyra e presidencës në Telegram.
Emërimi i të afërmeve në pozita shtetërore me ndikim është gjë e zakonshme në vendet autoritare të Azisë Qendrore. Në Turkmenistan, presidenti Serdar Berdymukhammedov e pasoi babanë e vet, Gurbanguly Berdymukhammedov.
Në Taxhikistan, djali i madh i Emomali Rahmonit, Rustam Emomali, mban pozita të rëndësishme, përfshirë edhe postin e kryetarit të dhomës së lartë të Parlamentit dhe atë të kryetarit të Dushanbes.
Saida Mirziyoev, 38 vjeçe, bëhet personi i dytë në administratën presidenciale pas babait të vet Shavkat Mirziyoev.
Pozita e saj si sekretare është e barabartë me pozitën e shefit të administratës së presidencës./ rel
-
Ramzan Kadyrovi i emëron djemtë në pozita të larta shtetërore
-
Çfarë thotë Trumpi për udhëheqësin e ri suprem të Iranit
-
Putini uron udhëheqësin e ri suprem dhe riafirmon “mbështetjen e palëkundur” për Iranin
-
Mojtaba Khamenei, lider i ri suprem i Iranit
-
Arkiv: Zgjedhja e presidentëve ndër vite nëpër ballinat e KOHËS Ditore