Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy e ka cilësuar si gabim të madh zhvendosjen e ambasadave perëndimore jashtë Kievit.
Kështu është shprehur ai në një konferencë për shtyp të mbajtur sot me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
"Është një gabim i madh, por është vendimi i tyre që të zhvendosin disa ambasada në Ukrainën perëndimore”, ka thënë ai.
Gjatë fundjavës së kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se do të pezullojë shërbimet konsullore në Kiev.
Kancelari gjerman ka kërkuar nga Moska që urgjentisht të tregojë shenja të de-përshkallëzimit mbi krizën në kufirin ukrainas, gjatë vizitës së tij dy-ditore në Kiev dhe në Moskë.
Scholz shkroi në Twitter të hënën në mëngjes se gjatë vizitës së tij në Ukrainë ai do të "shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme".
Edhe
Zelensky kërkon që Gjermania t’i ofrojë mbështetje të qartë
“Ne presim urgjentisht shenja të de-përshkallëzimit nga Moska. Një tjetër agresion ushtarak do të kishte pasoja shumë të rënda për Rusinë. Unë jam dakord absolut me aleatët tanë për këtë. Ne po përjetojmë një kërcënim shumë, shumë serioz për paqen në Evropë”, ka thënë ai.
Udhëtimi dy-ditor i Scholz-it vjen pasi qeveria e tij u kritikua për refuzimin e furnizimit me armë në Ukrainë ose për të përcaktuar se cilat sanksione do të mbështeste kundër Rusisë, duke ngritur pikëpyetje rreth vendosmërisë së Berlinit për t'i bërë ballë Rusisë, raporton Euronews.