Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti polak propozon emrin e Trumpit për bazën ushtarake

“Baza Trump” është emri që presidenti polak, Andrzej Duda ka propozuar për bazën ushtarake amerikane, që Polonia kërkon të ndërtojë në territorin e saj.

Këtë kërkesë, të bërë gjatë takimit me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë, ky i fundit e shoqëroi me një buzëqeshje.

“Baza amerikane do të ishte një mburojë kundër kërcënimit rus”, theksoi Duda.

“Polonia është e gatshme të paguajë miliardë dollarë për të mbështetur një bazë amerikane në territorin e saj”, theksoi Donald Trump në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Andrzej Duda, i cili premtoi dy miliardë dollarë investime.

Artikuj të ngjashëm