Polonia nuk është ende gati që të ketë një bazë amerikane ushtarake të përhershme, vlerësoi sot një përgjegjës amerikan i Ushtrisë Tokësore në Pentagon, një ditë pas ofertës së presidentit polak, Andrzej Duda për të ngritur “Fort Trump” (Fortesa Trump) në vendin e tij.
Zëvendësministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper njoftoi se gjatë vizitës së tij të fundit në Poloni, janarin e kaluar, ai kishte vërejtur se hapësirat e propozuara nga qeveria polake nuk ishin mjaftueshëm të mëdha për të mundësuar një stërvitje të përshtatshme për ushtarët amerikanë, kryesisht për artilerinë, transmeton ATSH.
Gjatë një takimi të martën me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Duda i kishte propozuar dy miliardë dollarë SHBA-së për të vendosur një bazë ushtarake të përhershme në vendin e tij, një iniciativë që mund të krijojë përçarje në NATO, ku Polonia është anëtare, por gjithashtu të rrisë edhe më shumë tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë.
-
Presidenti polak thotë se SHBA-ja i ka dhënë garanci se s’ka tërheqje të trupave amerikane
-
SHBA-ja sot hap bazë raketore në Poloni
-
Presidenti polak propozon emrin e Trumpit për bazën ushtarake
-
Trumpi njofton se SHBA-ja do të dërgojë 5 mijë trupa në Poloni
-
Polonia thotë se vendet evropiane duhet të shpenzojnë 5% të GDP-së për mbrojtje deri më 2030