Varshavë, 6 korrik – Presidenti polak, Andrzej Duda ka nënshkruar një dekret, sipas të cilit personat e lidhur në martesë, por të së njëjtës gjini, nuk do të lejohet të adoptojnë fëmijë.
Ai njoftoi se do t’ia paraqiste edhe Dhomës së Ulët të parlamentit polak (Sejm) vendimin e tij.
“Jam shumë i lumtur që mund ta përmbush premtimin tim. Por, mbi të gjitha, unë jam shumë i kënaqur që kam zbatuar atë që kam planifikuar që nga fillimi i presidencës sime”, tha Duda.
”Mbrojtja e familjeve dhe fëmijëve polakë ka qenë gjithmonë qëllimi im”, theksoi ai.
Një projektndryshim në Kushtetutë mund t’i paraqitet Sejm-it nga të paktën 20% e deputetëve apo Senatit/PAP.
Artikuj të ngjashëm
-
Sllovenia miraton martesat mes gjinisë së njëjtë dhe birësimin e fëmijëve nga ky komunitet
-
Presidenti çek zotohet se do t’i bllokojë martesat e të njëjtës gjini
-
Komuniteti LGTB largohet nga Polonia për shkak të homofobisë së qeverisë
-
Presidenti polak i bën thirrje SHBA-së që të vendosen armë bërthamore në Poloni
-
Presidenti polak thotë se SHBA-ja i ka dhënë garanci se s’ka tërheqje të trupave amerikane