Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është hospitalizuar për shkak të prekjes me COVID-19.
Ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus para tri ditësh, por në orët e para të së enjtes është shtruar në spital, jo për shkak të keqësimit të gjendjes, sa për shkak të dëshirës të jetë i izoluar dhe nën kontroll, kanë njoftuar mediat e huaja.
“Vendosi vetë të shkojë në spital. Dëshiron të izolohet dhe të mos e infektojë askënd”, ka thënë zëdhënësja e tij. “Aty janë kushtet më të mira për pacientët, nuk ka asgjë shqetësuese”.
Zelensky të hënën bëri të ditur se ka dal pozitiv në test. Edhe tre zyrtarë të kabinetit të tij kanë rezultuar pozitivë.
Numri i rasteve në Ukrainë po shtohet së tepërmi, për çka qeveria ka vendosur një varg kufizimesh, disa edhe deri në fund të vitit.
-
Zelensky mund ta vizitojë SHBA-në javën e ardhshme
-
Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin
-
Trumpi thotë se Zelensky mund të mos jetë president i Ukrainës edhe për gjatë
-
Zelensky viziton Kharkivin derisa atje po zhvillohen luftime të ashpra
-
Zelensky anulon vizitat në Evropë pas ofensivës ruse