Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i Koresë së Jugut, i gatshëm të vizitojë Korenë e Veriut

Moon Jae-in, presidenti i ri i Koresë së Jugut, ka shfaqur gatishmërinë e tij për të vizituar Veriun e armatosur me armë bërthamore, pak kohë pasi ka dhënë betimin.

Moon dha betimin në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare të Seulit një ditë pas fitores së tij, raporton Al-Jazeera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fjalimin e tij të parë si president, ai tha se do të “negociojë sinqerisht” me SHBA-në, aleatin kryesor të Koresë Jugore, dhe me Kinën, partnerin kryesor tregtar të Koresë së Veriut, në lidhje me vendosjen e sistemit të diskutueshëm anti-raketor amerikan të quajtur THAAD, transmeton Koha.net.

Ky sistem raketor ka zemëruar Kinën, e cila thotë se radarët e tij të fuqishëm do t’i lejojnë Amerikës të spiunojë operacionet e saja ushtarake.

Ish-avokati i të drejtave të njeriut është i njohur për pikëpamjet e tij liberale.

Tensionet në gadishullin e Koresë së Veriut mbeten të larta dhe javët e fundit është parë retorika e zemëruar e SHBA-së dhe Pyongyangut, ndërsa spekulimet për një test tjetër bërthamor janë rritur.