Një prokuror brazilian ka bërë kërkesë për ngritjen e akuzës kundër presidentit të vendit, Michel Temer, për korrupsion pasiv, gjë e cila mund të rrezikojë funksionin e tij pas disa aferave.
Disa orë para dërgimit të kërkesave, e para e këtij lloji kundër presidentit të Brazilit, Temer tha se askush nuk mund ta shkatërrojë atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Askush nuk mund të na shkatërrojë, as mua dhe as ministrat e mi”, tha Temer. Në mënyrë që Temer të akuzohet edhe zyrtarisht dhe të dalë para Gjykatës Supreme, është e domosdoshme që kërkesa e prokurorit kryesor të pranohet nga dy të tretat e deputetëve. Në rast se kjo ndodh, Temer do të mund të largohej përkohësisht nga posti deri pas gjashtë muajsh.
Prokurori akuzoi Temer se ka mbivlerësuar funksionin e tij dhe ka marrë 150 mijë dollarë ryshfet nga kompania për prodhimin e mishit JSB, e cila është përfshirë në skandalin e korrupsionit, që ka goditur Brazilin, transmeton KosovaPress.
Temer ka pasuar presidenten Dilma Rusef, e cila u largua nga ky post në gusht të vitit të kaluar për shkak të keqpërdorimeve.