Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti Biden takohet javën e ardhshme me mbretëreshën Elizabeta

Mbretëresha Elizabeta do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden, javën e ardhshme, ka bërë të ditur të enjten Pallati Buckingham.

Takimi që do të zhvillohet në Kështjellën Windsor, të dielën më 13 qershor, përkon me fundin e vizitës së presidentit Biden në Britani të Madhe, për shkak të Samitit të liderëve të GT, i cili zhvillohet më 12 dhe 13 qershor.

Elizabeta, 95-vjeçare, gjatë rrugëtimit të saj 69-vjeçar si mbretëreshë, ka takuar 11 presidentë amerikanë. I fundit që kishte takuar, ishte ish-presidenti, Donald Trump dhe ish-Zonja e Parë, Melania Trump, në vitin 2019.

Ndërkohë, vizita në Britani të Madhe do të jetë e para jashtë vendit, për presidentin aktual Joe Biden, që nga inaugurimi i tij, në janar të këtij viti.