Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen ka anuluar udhëtimin e tij në Kroaci pas krizës politike të shkaktuar nga zëvendëskancelari Christian Strache, i cili u përgjua gjatë një takimi të dyshimtë në Ibiza, sipas zyrës së presidentit.
Fillimisht, Van der Bellen duhej të takonte homologët e tij kroatë dhe sllovenë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Borut Pahor, në qytetin bregdetar të Shibenikut për takimin e tyre vjetor tripalësh.
Takimi vjetor që synonte konsolidimin e bashkëpunimit tripalësh ndërmjet Austrisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, krijuar fillimisht në Vjenë në vitin 2014.
Takimi i vitit të kaluar u zhvillua në Goriska Brda, në pjesën perëndimore të Sllovenisë./Atsh/
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti kroat anulon vizitën në Bosnjë-Hercegovinë, arsye siguria
-
Austria, Sllovenia e Kroacia kërkojnë rritje të turizmit mes tri vendeve
-
Takohen Bellen dhe Kurz, mocioni javën e ardhshme
-
Takohen Bellen dhe Kurz, mocioni javën e ardhshme
-
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan që Vuçiqi të vijë në Kroaci