Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se e ka merituar Nobelin për Paqe

Presidenti amerikan, Donald Trump, mendon se ishte anashkaluar nga nominimet për shpërblimin Nobel për Paqe, vitin e kaluar.

Gjatë një tubimi në Ohio, Trumpi u ankua publikisht.

Edhe pse nuk e përmendi fituesin e Nobelit, ishte e qartë që Trumpi po i referohej kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed, raporton KTV.

Abiy Ahmed, 43 vjeç, është lideri afrikan më i ri në moshë.

Ai erdhi në pushtet në prill të 2018-s, pasi disa muajsh protestash antiqeveritare, që e detyruan paraardhësin e tij të jepte dorëheqje.

Edhe Çmimin Nobel për paqe e fiton kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed Kulturë Çmimin Nobel për paqe e fiton kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed

Abiy ka prezantuar reforma masive liberale në Etiopi. Ai liroi mijëra aktivistë të opozitës nga burgu dhe i lejoi disidentët e mërguar të ktheheshin në shtëpi. Ai gjithashtu ka lejuar që media të operojë lirshëm dhe i emëroi gratë në pozicione të larta.

Por, analistët e kanë vënë në dyshim rolin e Trumpit si ndërmjetësues mes Etiopisë dhe Eritresë. Ndikimi i SHBA-së në bisedimet e paqes ishte minimal.

Emiratat dhe Arabia Saudite luajtën rol kryesor për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes mes këtyre shteteve.

Sidoqoftë, Trumpi ende nuk e ka uruar zyrtarisht kryeministrin e Etiopisë për Nobelin.

Ndërsa vajza e tij, Ivanka, e cila shërben si këshilltare e lartë dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, e kanë bërë një gjë të tillë.

Edhe Mbi 280 kandidatë për Nobel për Paqe, Trumpi me gjasë mes tyre Botë Mbi 280 kandidatë për Nobel për Paqe, Trumpi me gjasë mes tyre

Trump ka thënë publikisht se ai meritonte nominimin për Nobelin e Paqes.

Ai ka përmendur shumë arsye, pa lënë anash përpjekjet e tij për ta bindur liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, që të hiqte dorë nga armët bërthamore.