Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenca bullgare e BE-së kërkon përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë

Bullgaria ka për objektiv përmirësimin e marrëdhënieve të Evropës me Turqinë fqinje gjatë presidencës së BE-së, pa fshehur problemet, konfirmoi sot ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.

“Ne mendojmë se Turqia është një partner i rëndësishëm i Evropës për shumë çështje si refugjatët, terrorizmi, ekonomia, energji”, nënvizoi Zaharieva në një konferencë shtypi në Sofje me rastin e fillimit zyrtar të presidencës bullgare.

“Ne duhet të përmirësojmë marrëdhëniet me turqit pas fshehur problemet”, theksoi ajo duke përmendur shtetin e së drejtës dhe sistemin gjyqësor.

“Është mirë të diskutohet me ndershmëri për marrëdhëniet që duhet të kemi me ata, sepse është ushtria e dytë më e madhe e NATO-s”, theksoi ministri bullgar.

Për kryeministrin bullgar, Boiko Borissov, marrëveshja migratore e arritur në mars 2016 mes Turqisë dhe BE-së, parashikon reduktimin e fluksit të refugjatëve, punën e shkëlqyer për Bullgarinë dhe Evropën.

“Vendi i tij ndan 259 kilometra kufi tokësor me Turqinë dhe strehon një minoritet prej 700 000 turqish, origjina e të cilëve daton që prej Perandorisë Osmane”, theksoi ai.

Edhe Kolumne Koha për relaksim të raporteve të BE-së me Turqinë

“Çdo të ndodhte nëse tre milionë migrantë në Turqi të niseshin drejt Evropës?”, paralajmëroi Borissov për shtypin.

Ankaraja ka kërkuar me këmbëngulje portën e BE-së që prej dekadash dhe është shprehur e lodhur nga pritja, por marrëdhëniet janë dekraduar ndjeshëm, veçanërisht që prej grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016 në Turqi.