Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Premtimi i Olaf Scholz: Frymë e re për Gjermaninë

I emëruari për kancelar të Gjermanisë, Scholz bën thirrje për miratimin e marrëveshjes së koalicionit me Të Gjelbrit e liberalët në një kongres të posaçëm të SPD. Javën e ardhshme pritet të betohet qeveria e re gjermane.

"Kjo do të jetë një qeveri me tre parti, që duan më shumë progres për Gjermaninë", tha kancelari i emëruar, Olaf Scholz.

“Kemi tani shansin që të fillojë një frymë e re në Gjermani. Të tre partitë e koalicionit do të bashkëpunojnë miqësisht", premtoi Scholz në Berlin.

Si sfida të kohës, Scholz përmendi ndryshimin e klimës, me të cilën qeveria duhet të merret.

"Ne kemi një përgjegjësi të madhe në Gjermani që kjo të rezultojë pozitive. Nuk bëhet fjalë vetëm për uljen e emetimeve të gazrave ndotës, por edhe për të treguar se si bëhet. Për këtë koalicioni trepartiak e vë theksin më pak tek heqja dorë se tek progresi teknik", tha Scholz.

Si një çështje tjetër qendrore të punës së qeverisë së tij, Scholz përmendi planin për një sigurim bazë për fëmijët, fondin e mbështetjes sociale qytetare dhe zgjerimin e banimit.

Edhe Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale Botë 1 d. më parë Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale

"Të gjitha këto janë reflektuar në marrëveshjen e koalicionit. Nuk bëhet fjalë vetëm për uljen e emetimeve të gazrave ndotës, por edhe për të treguar se si bëhet. Për këtë koalicioni trepartiak e vë theksin më pak tek heqja dorë se tek progresi teknik", theksoi Scholz.

Në lidhje me pandeminë COVID-19, Scholz u shpreh se ajo duhet "luftuar me të gjitha forcat që kemi". /DW